Në UBT TV u mbajt konferenca online për aktivitetin fizik në kohën e koronavirusit COVID-19

05/04/2020

Në vazhdën e mbajtjes së konferencave online përmes të cilave po debatohet për tema shumë aktuale, në Televizionin “UBT” dhe në Radio “Campus”, me frekuencë 100.7FM, është mbajtur video-konferenca me temë: “Aktiviteti fizik në kohën e koronavirusit COVID-19”.

 

Në kuadër të kësaj konference online u diskutua gjerësisht për rëndësinë e aktiviteteve fizike në kohën e pandemisë me të cilën është prekur edhe Kosova, virusin COVID-19, të cilën mijëra qytetarë patën rastin të marrin këshilla dhe rekomandimet drejtpërdrejtë në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube të UBT-së.

 

Hapjen e konferencës e bëri rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, më pas profesori Abedin Bahtihu foli për pasojat e mosaktivitetit fizik, profesori Masar Gjoka foli për aktivitetin fizik dhe shëndetin, profesori Nagip Lenjanji konkretisht diskutoi për aktivitetin fizik tek të moshuarit, teksa profesori Enver Tahiraj dha rekomandime për sportistët për mungesën e stërvitjeve të rregullta.

 

Konferencën e plotë mund ta gjeni në linkun: