Në UBT promovohet libri “Psikotrauma dhe stresi post-traumatik” i Dr. Med. Skender Munishi

bool(false) 24/11/2022

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, javë më parë është bërë promovimi i librit të autorit Dr. Med. Skender Munishi, me titull: “Psikotrauma dhe stresi post-traumatik”, manual lidhur me traumën psikike, rrjedhën dhe trajtimin e saj.

 

Në promovimin e këtij libri ishin prezent studentë, profesorë dhe pjesëmarrës të tjerë, të cilët u njoftuan rreth rëndësisë së librit dhe eksperiencës së autorit të librit Dr. Med. Skender Munishi, i cili profesionin e ushtron në Gjermani.

 

Libri “Psikotraume dhe stresi post-traumatik” është një përmbledhje e detajuar dhe kritike, lidhur me psikotraumën si çrregullim, simptomat, rrjedhën, klasifikimin sipas sistemeve aktuale, operacionalizues, të të dhënave epidemiologjike, modelet shpjeguese, qasjet e trajtimit, si farmakologjik ashtu edhe psikoterapeutik dhe efektivitetin e tyre.