Në UBT po mbahet trajnimi për Sistemin e Informacionit Gjeografik (GIS)

06/12/2018

Studentë, inxhinierë, arkitektë, ambentalistë, zyrtarë nga ministritë, zyrtarë komunal dhe nga OJQ-të, po marrin pjesë në trajnimin profesional Sistemi i Informacionit Gjeografik (GIS), që është organizuar nga UBT-ja, trajnim i cili do t’u ndihmojë në punën e tyre të përditshme.

 

Falë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të përfitojnë njohuri për GIS-in dhe do të aftësohen në gjeoreferencimin, digjitalizimin, bazën e të dhënave, vizualizimi, formatizimi etj.

 

Trajnimi po mbahet në qendrën e UBT-së, në Prishtinë, nga ligjëruesi Hazir Çadraku, si dhe do të zgjasë përgjatë pesë ditëve, çdo ditë nga 2 orë mësime teorike dhe praktike.

 

Pjesëmarrësit në këtë trajnim në fund do të testohen, teksa për vijim të suksesshëm do të pajisjen me certifikata.

 

GIS-i është një sistem kompjuterik që ndihmon në grumbullimin, ruajtjen, sistemimin, analizimin, vizualizimin, menaxhimin, raportimin, administrimin dhe përkrahjen e proceseve të vendimmarrjes në lidhje me të dhënat dhe informacionet hapësinore.