Në UBT nis eventi i përmuajshëm “Meeting diplomats”

25/01/2023

Në UBT nisi eventi i përmuajshëm “Meeting diplomats”, ku i ftuari i parë ishte i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Në këtë takim mori pjesë edhe rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ku së bashku me studentë dhe profesorë të UBT-së, u diskutua rreth sistemit arsimor në Japoni, krahasimit midis këtij sistemi me atë në Kosovë, si dhe rreth kulturës japoneze.

Yamanaka prezantoi para të pranishmëve disa nga karakteristika e veçanta të kulturës japoneze, duke e ndërlidhur me sistemin arsimor, zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe historinë e vendit.

Ndër të tjera, në këtë takim u diskutua edhe për të përbashkëtat në mes dy shteteve dhe partneriteteve në mes institucioneve arsimore, të cilat do t’u mundësonin të rinjve një eksperiencë të re dhe kualifikime profesionale.