Në UBT mbillen lule në ditën e pranverës

21/03/2024

UBT e shënoi sot fillimin e stinës së pranverës me një aktivitet të veçantë. Studentë, nxënës të Shkollave të Mesme të UBT-së, të Shkollës Fillore, bashkëpunëtorë dhe stafi akademik morën pjesë në një ngjarje të veçantë ku mbollën drunj dhe lule në oborrin e kampusit të UBT-së.

Ky aktivitet shënon fillimin e një sezone të re ku bashkëpunimi dhe përkushtimi për të gjelbëruar hapësirën dhe për të kontribuar në mirëqenien e komunitetit janë në qendër të vëmendjes.

Profesori i UBT-së, Dr. Nexhat Balaj, tha se ky aktivitet është një fushatë sensibilizimi së për ngritjen e vetëdijes qytetare për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit.