Në UBT hapet ekspozita e titulluar “SHIFT, the perspective”

01/06/2023

Studentët e vitit të parë, dytë dhe të tretë të Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT hapën ekspozitën e titulluar “SHIFT, the perspective” në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, një ekspozitë që përmban një gamë të larmishme veprash arti, instalacionesh dhe shfaqjesh.

Përmes kësaj ekspozite, synimi i artistëve ishte kërkimi i mundësisë për një ndryshim në perspektivë, duke tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e procesit krijues. Duke parë prapaskenat e çdo vepre dhe çdo artisti, ata synojnë të nxjerrin në pah aspektet unike dhe të pa përsëritshme të punës së tyre dhe t’u ofrojnë shikuesve një kuptim më të thellë të rrugëtimit krijues që qëndron pas çdo krijimi artistik.

Ekspozita u jep mundësinë të gjithë të interesuarve, përfshirë studentë, artistë, përkthyes, kritikë arti dhe publikun e gjerë, për të eksploruar botën e artit dhe krijimtarisë së studentëve të Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 7 qershor 2023.

Ekspozita është mbështetur nga: Stone Castle, Olive Bakery and Coffee dhe Ujë Rugove.