Në UBT fillon semestri veror – Rektori Hajrizi uron studentët për një semestër të suksesshëm

11/03/2024

Për fillimin e semestrit veror të vitit akademik 2023/24, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka uruar të gjithë studentët, stafin akademik dhe administrativ, duke iu dëshiruar suksese në këtë rrugëtim frymëzues.

“UBT do të krijojë mundësi që të përgatiteni profesionalisht, në atë mënyrë që t’ju bëni ballë të gjitha sfidave të jetës sepse, një edukim cilësor ofron mundësi kudo në botë. Ju po konkurroni me miliona studentë në tregun evropian dhe po e përfaqësoni UBT-në dhe Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Me përkushtimin tuaj gjatë studimeve, ju keni mundësi të shumta që në të ardhmen të bëni emër në rajon, në Evropë dhe në botë”, ka thënë Rektori Hajrizi.