Në UBT do të mbahet konferenca me temë: “EPC -Marrëveshjet Kontraktuale për Performancën e Energjisë & ESCO në Kontekstin Evropian të Efiçiencës së Energjisë –  Rasti i Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës”

19/02/2020

Të premten, me datën 21 shkurt 2020, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, do të mbahet konferenca me temë: “EPC -Marrëveshjet Kontraktuale për Performancën e Energjisë & ESCO në Kontekstin Evropian të Efiçiencës së Energjisë –  Rasti i Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës”.

 

Konferenca do të fillojë në orën 12:00, ku do të marrin pjesë ministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Rozeta Hajdari, përfaqësues të organizatave, si dhe ekspertë dhe profesorë të kësaj fushe.

 

Gjatë kësaj konference do të trajtohet një mekanizëm për organizimin e financimit të efikasitetit të energjisë. EPC përfshin një kompani të Shërbimit të Energjisë (ESCO) e cila ofron shërbime të ndryshme, siç janë financat dhe kursimet e garantuara të energjisë.