Në “PONDER”, të rinjtë mësojnë për shkrim-leximin dhe të menduarit kritik (Foto)

26/07/2018

Me një sërë aktivitetesh dhe ushtrimesh kreative, është përmbyllur punëtoria dyditore “PONDER”, që është organizuar si rezultat i bashkëpunimit të UBT-së dhe Unicef-it dhe që u mbajt në Kampusin Invoativ të UBT-së, në Lipjan.

Punëtoria u mbajt në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Media dhe Komunikim, në UBT.
Në të morën pjesë të rinj të pasionuar për të mësuar më shumë për shkrim-leximin dhe të menduarit kritik, teksa pas pjesëmarrjes në punëtori, të rinjtë, pas përzgjedhjes, do të kenë mundësi të përfundojnë punë praktike në njërin nga mediumet kosovare, gjë që i afron në mënyrë automatike me tregun e punës.

PONDER është njëri nga projektet e përbashkëta të UBT-së dhe Unicef-it, pasi më parë janë organizuar edhe punëtori të përbashkëta të natyrave tjera.