Në përmbylljen e ANV-së së Juridikut praktikohet simulimi i seancës gjyqësore

20/07/2018

Aktiviteti i Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Juridik në UBT, është përmbyllur me praktikimin e mësimeve teorike që janë trajtuar nga ligjëratat tematike përgjatë disa ditëve.

“Shitblerja, posedimi dhe shpërndarja e substancave narkotike” ishte simulimi seancës gjyqësore që u zhvillua nga studentët e kësaj fushe. Në këtë aktivitet studentët ishin ndarë në role të ndryshme si: gjykatës, prokurorë, avokatë dhe të akuzuar, teksa seanca udhëhiqej nga prokurori disiplinor në Odën e Avokatëve të Kosovës, Florim Shefqeti.

Iniciativa për një shfaqje të tillë ishte nga dekanja e Fakultetit Juridik në UBT, Jorida Xhafa, derisa për të parë performancën e studentëve në simulimin e seancës gjyqësore të pranishëm ishin prindër e familjarë, si dhe mysafirë të shumtë.

Në fund studentët u pajisjen me certifikata për vijueshmëri dhe për simulim të seancës.