Në Mitrovicë ekspozohen projekt propozimet e studentëve për planifikimin urban të komunës

05/11/2019

Ka përfunduar punimet punëtoria për “Dizajn dhe Zhvillim Urban”, e cila është zhvilluar si rezultat i jetësimit të marrëveshjes së bashkëpunimit që është nënshkruar mes UBT-së, komunës së Mitrovicës së Jugut dhe UN-Habitat.

 

Në këtë punëtori, pesë grupe të studentëve zhvilluan skenarë ose projekt propozime dhe dhanë sugjerimet e tyre për zhvillimin hapësinor dhe socio-ekonomik të zonës.

 

 

Skenarët për zhvillimin e zonës përfshijnë konceptin “Open City”, që nënkupton qytet i hapur në aspektin fizik dhe diversitetit socio-kulturor, rivitalizimi i bregut të lumit Ibër, lidhja e hapësirave publike, rigjallërimi i tregut të gjelbër, etj.

 

Këto skenarë do të ekspozohen në Ditën Botërore të Planifikimit të Qyteteve, më 8 Nëntor, ngjarje e organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me partnerët e programit.

 

 

Në këto projekt propozime u dhanë ide inovative nga studentët e UBT-së për zhvillimin e zonës, konkretisht për projektin e komunës së Mitrovicës Jugore. Idetë e paraqitura në projekt propozime do të implementohen bashkë me planet zhvillimore të qytetit.