Në mesin e 106 shteteve UBT po e përfaqëson Kosovën në konkursin ndërkombëtar INSPIRELLI AWARDS

11/03/2021

Edhe Kosova, falë UBT-së, po përfaqësohet denjësisht në konkursin ndërkombëtar “INSPIRELLI AWARDS”, e cila organizohet në Pragë, në mesin e 106 shteteve.

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor janë pjesë e kësaj gare me shumë punime innovative.

 

Ekspozita e punimeve të zgjedhura do të ofrohen online dhe në galeritë e partnerëve të përzgjedhur për popullatën dhe komunën e Ouagadougou, kryeqyteti i Burkina Faso dhe qendra administrative, komunikuese, kulturore dhe ekonomike e kombit, për të eksploruar, për të mësuar, për t’u frymëzuar dhe për të përjetuar rehabilitimin e qëndrueshëm futuristik si një mjet elastik konstruktiv i qytetit.

 

INSPIRELI AWARDS është konkursi më i madh botëror i studentëve në Arkitekturë, Dizajnit Urban të Peizazhit, dhe Dizajnit të Enterierit, i cili mundëson prezantimin dhe shfaqjen e talentit të arkitektëve të së ardhmes nga mbarë globi.

 

 

 

Posted by UBT – Higher Education Institution on Thursday, March 11, 2021