Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të UBT-së, u mbajt turneu në ping pong

16/12/2021

Në ambientet inovative, rekreative dhe sportive të Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, është mbajtur turneu në ping pong, organizuar nga Fakulteti Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20- vjetorit të UBT-së.

 

Në këtë garë morën pjesë 48 studentë, të cilët përveç se garuan mes vete, ata edhe krijuan një harmoni mes tyre, duke e përmbushur edhe vet aktivitetin në një atmosferë interesante, për çka edhe ishin mbledhur në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

 

Bledar Gërguri arriti që të triumfoi në këtë garë, duke mposhtur në finale Benjamin Xhaferi, teksa në vendin e tretë u renditën Enes Ahmeti dhe Ahmet Bajrami.

 

Gara është udhëhequr nga arbitri dhe profesori Abedin Bahtiri i asistuar nga profesori Artan Kryeziu, teksa ndeshjet u drejtuan nga gjyqtarët e federatës së ping pongut, Shefqet Jashari, Linda Zeqiri, Adem Berisha, si dhe studenti i UBT-së, Yll Dragidella.