Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së zhvilloi punimet sesioni special i CEEPUS

04/11/2021

Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion që u mbajt vikendin e fundit të muajit tetor, UBT mbajti sesionin special të Konferencës së CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies).

 

Në këtë sesion, studentë nga UBT, Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Technical University of Sofia të Bullgarisë, si dhe pjesëmarrës të tjerë, prezantuan punimet dhe hulumtimet e tyre shkencore për tema të ndryshme.

 

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit e kësaj konference, duke thënë se ky organizim është një vlerë e shtuar e Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së, për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, që sjellë punime shkencore dhe hulumtime të profesionistëve në kuadër të programit CEEPUS, nën ombrellën e Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së.

 

Profesoresha e Technical University of Sofia, Galia Marinova, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e tyre për të sjellë punime dhe hulumtime të vlefshme e që i kontribuojnë shumë shkencës, jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj.

 

Punimet që u prezantuan në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së, në sesionin special të CEEPUS:

  • Review of cybersecurity hardware devices – Eriselda Malja, Galia Marinova
  • Probation of IMA-NET platform in the framework of flexible CEEPUS course at the summer academia in UBT – Krisel Tola, Galia Marinova, Edmond Hajrizi
  • Empiric study of international academic mobility in Kosovo and its impact on development – Lirigzona Morina, Galia Marinova, Edmond Hajrizi
  • Direct digjital synthesis optimization based on VHDL code – Marsida Ibro, Gentiana Blakaj, Galia Marinova
  • Identification of macrolevel factors for EDA companies – Aida Bitri, Galia Marinova, Edmond Hajrizi
  • Optimization of energy flow in a microgrid application with a photovoltaic electricity supply – Vassil Guliashki, Egzon Salihu, Galia Marinova