Në kuadër të “Global UBT Fest 2020”, nis aktivitetin Fakulteti Media dhe Komunikim

07/07/2020

Fakulteti Media dhe Komunikim, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, ka filluar me ciklin e ligjëratave tematike, të cilat po mbahen nga profesorë e gazetarë vendorë e ndërkombëtarë.

 

Në ditën e parë të këtij aktiviteti, për pjesëmarrësit ligjëroi dekani i këtij fakultetit, dr.Ferid Selimi, i cili trajtoi temën me titull: “Ndikimi i Mediave në Kohë Pandemie në Kosovë”, ku shtjelloi detaisht rolin e mediave, funksionin dhe qëllimin e tyre karshi publikut, me theks të veçantë në kohën e pandemisë.

 

Ndërkaq, në pjesën e dytë doktori i shkencave politike, prof.dr. Milaim Fetai për gazetarët e ardhshëm trajtoi temën: “Roli i rregullatorit dhe liria e medias në shtetet multikulturore – rasti i Maqedonisë së Veriut”, me ç’rast foli për rregullimin e sektorit të mediave në Maqedoninë e Veriut, gjendjen e deritanishme të sektorit mediatik, televizionet në gjuhën shqipe, programet në radio si dhe lirinë e mediave si vlerë universal demokratike.

 

Gjatë ditëve të ardhshme, akademia e Fakultetit Media dhe Komunikim, krahas ligjëratave tematike pason edhe me aktivitete të tjera si punëtori dhe gara të ndryshme.