Në kuadër të “Global UBT Fest 2020”, vazhdon aktiviteti i Juridkut me ligjërata tematike

15/07/2020

Në vazhdën e aktiviteteve të Fakultetit të Juridkut, në kuadër të së cilave po diskutohen shumë tema aktuale dhe me interes për pjesëmarrësit, kësaj radhe u trajtua tema: “E Drejta e Autorit dhe përdorimi i saj gjatë pandemisë” si dhe tema me titull: “Prokurimi dhe roli i saj në industrinë e logjistikës”.

Gjatë këtij cikli ligjëratash, ligjëroi profesori në UBT, Altin Maliqi i cili e trajtoi temën: “E Drejta e Autorit dhe përdorimi i saj gjatë pandemisë ”, ku u diskutua detaisht rreth kuptimit juridik të së Drejtës së Autorit sipas WIPO, përdorimin e materialit mësimor në kurse online, të drejtat e autorit dhe ligjëratat e regjistruar si dhe qëndrimet kritike midis grupeve të interest lidhur me të Drejtat e Autorit.

 

Ndërkaq, në pjesën e dytë profesoresha Diana Metushi Krasniqi, për pjesëmarrësit shtjelloi temën me titull:“ Prokurimi dhe roli i saj në industrinë e logjistikës”. Në kuadër të kësaj ligjërate ajo trajtoi aspektet kryesore të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit, rolin e Prokurimit, fazat e Prokurimit, parimet bazë të saj si dhe Prokurimin e digjitalizuar, të cilat në të njëjtën kohë i ka pasuruar me shembuj praktik.

Akademia do të vazhdojë punimet me ligjërata dhe aktivitete të larmishme, ku po marrin pjesë shumë studentë e të rinj.