Në korrik organizohet  Akademia Ndërkombëtare Verore e UBT-së

09/11/2019

Për të nëntin vit më radhë, e shndërruar tashmë në traditë, UBT do të organizojë Akademinë Ndërkombëtare Verore, që do të zhvillojë punimet më 1-24 korrik 2020.

 

Nga numri i madh i kërkesave të të rinjve për shtimin e fushave, akademia e sivjetme do të shtrijë debatin dhe do të zgjerojë aktivitetin e vet në 20 fusha të ndryshme, në të cilat do të ngjallet diskutimi për zhvillimet dhe inovacionet e fundit në botë në të gjitha sferat e profesionet.

 

Fushat të cilat do të përfshihen sivjet në Akademinë Ndërkombëtare Verore janë:

 

Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri;

 

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;

 

Shkenca Politike;

 

Energji Efiçiente;

 

Sisteme të Informacionit;

 

Juridik;

 

Media dhe Komunikim;

 

Menaxhim i Mekatronikës;

 

Arkitekturë;

 

Ndërtimtari;

 

Financa, Banka e Sigurime;

 

Shkenca të Ushqimit;

 

Dizajn i Integruar;

 

Infermieri;

 

Siguri Kibernetike;

 

Turizëm i qëndrueshëm;

 

Psikologji;

 

Mjekësi e Përgjithshme;

 

Stomatologji;

 

Farmaci;

 

Edukim;

 

Diaspora dhe roli i saj.

 

Në përfundim të programit, studentët certifikohen dhe marrin 2-4 ECTS kredi, që janë të njohura ndërkombëtarisht.

Për më shumë informata rreth mënyrës së aplikimit dhe në përgjithësi Akademisë Ndërkombëtare Verore, mund të kontaktoni në: [email protected], ose në linkun: http://sa.ubt-uni.net/ .