Në Konferencën Shkencore të UBT-së, përurohet libri “Bioenergjia, Aktualitet dhe Perspektivë”

26/10/2019

Në kuadër të edicionit të tetë të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Telnologji, Biznes dhe Inovacion, organizuar nga UBT, është përuruar libri “Bioenergjia, Aktualitet dhe Perspektivë”, i autorëve Sami Makolli, Violeta Lajqi dhe Ilirjan Malollari.

 

Në këtë përurim morën pjesë studentë, profesorë dhe ekspertë nga vendi dhe rajoni, të cilët janë edhe pjesë e Konferencës Shkencore që është duke i zhvilluar punimet në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan.

 

Libri monografik “Bioenergjia, Aktualitet dhe Perspektivë”, trajton njohuritë bashkëkohore mbi mbetjet organike që vijnë nga burime të ndryshme, karakterizimi i vetive fiziko-kimike të tyre, metodat e përpunimit për përfitimin e energjisë elekteike, etj.

 

Autorët në këtë libër kanë paraqitur eksperiencën shumëvjeçare në përfitimin e bioenergjisë apo edhe të energjisë së gjelbër.

 

Ky libër do t’u shërbejë gjithë studentëve apo profesorëve të fushës burimeve alternative të energjisë, trajtimit dhe mbrojtjes së mjedisit dhe për ekonominë industriale.