Në “Global UBT Fest 2020” hapet ekspozita virtuale e Fakultetit Arti dhe Media Digjitale

04/08/2020

Fakulteti Arti dhe Media Digjitale në UBT, ka hapur ekspozitën virtuale në kuadër të “Global UBT Fest 2020”, e para e këtij lloji që organizohet me punimet e studentëve të vitit të parë të këtij drejtimi.

 

Punimet e paraqitura në ekspozitë shpalosin rrugëtimin e tyre eksplorues në botën e artit pamor, duke dëshmuar që janë të hapur për njohuri dhe praktika të reja artistike, të cilat i hapin rrugë në mjediset e tyre vepruese profesionale dhe kreative.

 

Studentët pjesëmarrës të ekspozitës ishin: Pjesëmarrësit: Agnesa Morina, Alboren Rasimi, Ardi Ibrahimi, Ardi Shishko, Aurora Sylejmani, Egzon Boshtrakaj, Fitm Avdyli, Genti Imeri, Gentrit Dragobuzhda, Jasemin Morina, Leotrime Olluri, Ndriçim Haiku, Migena Halilaj, Rinor Mustafa, Yllzë Jakupi.

 

Ndërkaq, kurator është Blerim Gjinovci, njëherësh ligjërues i lëndës Fotografia Konceptuale.

Organizimi i galerisë virtuale të Fakultetit Arti dhe Media Digjitale, është rezultat i punës ekipore të profesorëve të UBT, Blerim Gjinovci, Gazmend Ejupi dhe Fitore Isufi.

 

Kjo galeri virtuale do t’i shërbejë fakultetit për ekspozita të radhës, të cilat do të përfshijnë punime nga mediume të ndryshme shprehëse: Vizatim, Pikturë, Skulpturë, Instalim, Multimedia, Film dhe efekte vizuele, Video instalime, Animacione, etj.