Në forumin e bankës Raiffeisen diskutohet për aplikimin e teknologjisë AR

06/08/2020

Është mbajtur forumi i bankës Raiffeisen, i cili u realizua virtualisht, si shkak i gjendjes me pandeminë COVID-19. Studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë patën mundësi që të përfitojnë nga profesionistë të fushës, ku kryesisht u diskutua për inovacionin e menaxhimin e bankës Raiffeisen. Përfaqësuesit e Raiffeisen Agon Kabashi dhe Flutra Leci, diskutuan për inovacionin dhe aplikimin e teknologjisë AR në bankë. Ata shtjelluan në detaje këtë pjesë, duke u siguruar që studentët dhe të tjerët ta kenë të qartë pjesën e aplikimit të teknologjisë në bankën Raiffeisen.

Për menaxhimin e sigurisë dhe incidenteve me anë të platformave Demisto dhe RSA Archer, foli Jon Maxharraj, ku i vuri theks pjesës së sigurisë, menaxhimit të saj, pasi që është njëra prej pjesëve kryesore që i përket bankave dhe funksionimit normal të tyre.

 

Ndërkaq për magazinimin e të dhënave ka folur Kushtrim Berisha, duke e ritheksuar edhe një herë rëndësinë e procesit të ndërtimit dhe përdorimit të të dhënave.