Në Fakultetin Media dhe Komunikim u mbajt ligjërata tematike online për artin dhe sfidat në media

30/11/2020

Pos ligjëratave të përditshme, Fakulteti Media dhe Komunikim, në UBT, po përpiqet që studentët e vet t’i mbajë në rrjedha të secilës ngjarje, me qëllim që ata të marrin sa më shumë njohuri jashtë kurrikulës mësimore.

 

Si rrjedhojë cikli i ligjëratave tematike po vazhdon me gërshetimin e temave të ndryshme, ku kësaj here u trajtua tema “Arti dhe Sfidat në Media”, nga artisti dhe ligjëruesi Gazmend Ejupi.

 

Në kuadër të kësaj ligjërate u diskutua më gjerësish rreth ndryshimeve në botën e artit dhe të mediave përgjatë 10 viteve të fundit, ndryshimet në galeri, muze, kurator si dhe për tregtarët e artit.

 

Ligjërata pati karakter interaktiv dhe studentët u inkuadruan gjatë tërë kohës me pyetje dhe diskutim.

 

Kjo ligjëratë u mbajt me qëllim të zhvillimit, avancimit dhe ngritjes së cilësisë së studimeve dhe njohurive për studentët e këtij fakulteti në  fushën e artit.