Në Eurotip-in e sivjetmë, studentët e UBT-së vizitojnë shumë qytete evropiane (Video)

18/10/2018

Mbi 100 studentë të të gjitha fakulteve në UBT, falë Eurotrip-it patën mundësi të udhëtojnë në shumë shtete të Evropës dhe të vizitojnë qytetet e ëndrrave të tyre.

 

Ata kanë përfunduar turnin rinor duke përjetuar udhëtime argëtuese me kujtime të paharrueshme, si dhe patën rastin të marrin përvoja profesionale e të përfitojnë njohuri të reja në fushat përkatëse.

 

Me realizimin e vizitave studimore në Evropë, studentët e UBT-së ndjehen të barabartë me studentët e vendeve të tjera, pasi që, ata e kanë mundësinë të njohin edhe kultura të reja.

 

Venecia, Praga, Amsterdami, Roterdami, Vjena, Berlini, Parisi, Rjeka janë disa nga vendet që janë vizituar në Eurotrip-in e sivjetmë, ku studentët panë nga afër objekte me vlera arkitektonike dhe muze të ndryshëm.

 

UBT organizon vizita të tilla dy herë në vit, teksa deri tash mijëra studentë patën mundësinë të jenë pjesë e organizimeve të tilla.

 

Në video mund të shikoni pamjet e vizitave studimore të Eurotrip-it.