Në Ditën Ndërkombëtare të Punës UBT vlerëson kontributin e secilit punëtor në shoqëri

01/05/2022

Me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punës, rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, në emrin e tij personal, stafit dhe institucionit që udhëheq, u ka uruar të gjithë punëtorëve, Ditën Ndërkombëtare të Punës.

 

Me këtë rast, rektori Hajrizi, ka thënë se UBT është një nga institucionet që ka numrin më të madh të të punësuarve në vend, e që ende është duke krijuar hapësira për vende të reja të punës, duke sistemuar punëtorë të rinj brenda një institucioni gjigant si UBT.

 

“Të gjithë punëtorëve në emrin tim personal dhe institucionit që udhëheq, shpreh rastin t’ua uroj, Ditën Ndërkombëtare të Punës. Dua të rikujtoj se punëtorët janë shumë të rëndësishëm për shoqërinë tonë, ata janë një vlerë e shtuar që vazhdimisht janë të gatshëm për të krijuar dhe punuar në çfarëdo rrethane”, ka thënë fillimisht rektori Hajrizi.

 

Ndër të tjera, ai ka theksuar se UBT vlerëson shumë këtë ditë dhe gjithnjë i jep një rëndësi të veçantë, duke e dëshmuar edhe vet fakti se numri i punëtorëve që punojnë në UBT është jashtëzakonisht i madh.

 

“UBT vlerat e saj vazhdimisht i promovon përmes stafit që ka, dhe për këtë ne u jemi mirënjohës gjithsecilit për punën që bëjnë. Ndaj, për ne kjo ditë është shumë e rëndësishme, pasi që ne promovojmë vlerat që kemi dhe respektin që duhet ta kemi për njëri-tjetrin në punën që bëjmë”, ka thënë rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi.