Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë UBT vlerëson kontributin e infermierëve

12/05/2021

Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, UBT vlerëson lartë kontributin e infermierëve në shoqërinë tonë, kontribut ky jetik për zhvillimin e shumë proceseve jetësore, duke përfshirë procesin më kyç, të qenit i shëndetshëm.

 

Ndër vite, UBT ka zhvilluar shumë programe studimi, në fusha të ndryshme të jetës, e duke veçuar edhe fushën e mjekësisë. Në kuadër të shkencave të mjekësisë, UBT ka krijuar Fakultetin e Infermierisë, në saje të rëndësisë dhe nevojës që ka shoqëria për këtë profesion.

 

Ky fakultet pasqyron kërkesat aktuale të profesionit të infermierit dhe ofron kompetenca të larta profesionale, duke u mundësuar studentëve të përvetësojnë ofrimin e shërbimeve rehabilituese, promovuese, shëruese dhe mbrojtëse.

 

Studentëve të këtij fakulteti, UBT u ka mundësuar edhe ndjekjen e punës praktike në Poliklinikën e UBT-së – që është më e madhja në vend, me dhjetëra laboratorë që i dedikohen Fakultetit të Infermierisë, si dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, në spitalet rajonale dhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare.