Në ditën e tretë të aktivitetit të saj, ANV e Farmacisë diskuton për metodat e hulumtimit për studiuesit e rinj

22/07/2021

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit të Farmacisë ka vazhduar me ditën e tretë të aktivitetit të saj, me ligjërata tematike nga profesionistë dhe ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

 

Fillimisht, ditën e tretë të ANV të Fakultetit të Farmacisë, e hapi me ligjëratën e tij profesori ndërkombëtar, Luciano Saso, i cili për pjesëmarrësit e kësaj akademie verore ka ligjëruar rreth mënyrës dhe metodave të hulumtimit për studiuesit e rinj.

 

ANV e Fakultetit të Farmacisë ka vazhduar me workshopin e profesoreshës Eda Mehmeti dhe Egzontina Shabani, të titulluar: “Si të publikojmë një punim konference/punim shkencor?”, gjë që zgjoi interesimin dhe kureshtjen e pjesëmarrësve.

 

Dita e tretë e Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit të Farmacisë, në kuadër të “Global UBT Fest 2021”, përfundoi me ligjëratën e profesorit Gazmend Temaj, rreth terapisë me ribosome dhe sëmundjeve të rralla gjenetike-Epidermolysis Bullosa.