Në Ditën e Tokës, UBT i bashkohet nismës botërore për mbjelljen e drurëve

22/04/2019

Në Ditën Botërore të Tokës, dhjetëra studentë dhe pjesë të stafit të UBT-së, i janë bashkuar nismës botërore, #plantatree, duke mbjellur disa drunj dhe lule në oborrin e Kampusin Inovativ, në Lipjan.

 

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi tha se nuk duhet harruar asnjëherë ta vendosim ruajtjen e ambientit ku jetojmë në plan të parë, sepse Toka është planeti i vetëm që na ofron të gjitha kushtet e mundësitë për jetë.

“Është koha e ndërtimeve të larta dhe të shumta, por asnjëherë nuk duhet të harrojmë të jemi miq të natyrës, kjo duke mbjellur sa më shumë gjelbërim dhe duke shfrytëzuar sa më shumë materiale që reciklohen lehtësisht”, vlerësoi Hajrizi.