Në ditën e parë të Akademisë Verore të psikologjisë, organizuar nga Qendra Këshilluese për  Studentë, diskutohet për konceptin e reziliencës njerëzore dhe faktorëve që mund të rrezikojnë atë

13/07/2020

Në kuadër të “Global UBT FEST 2020”, ka filluar punimet akademia verore e psikologjisë. Në ceremoninë e hapjes, profesoresha Vjollca Pllana, ka falënderuar studentët dhe pjesëmarrësit që janë bërë pjesë e këtij festivali duke ndjekur akademitë në mënyrë virtuale.

 

Ajo ka diskutuar rreth të kuptuarit të konceptit të reziliencës dhe dilemës se si matet rezilienca. Ndërkaq, profesoresha Violeta Zefi, ka diskutuar me pjesëmarrësit rreth efekteve negative në reziliencës, çrregullimeve mendore dhe ngjarjeve kryesore të jetës si dhe stresit kronik.

 

Interaktiviteti mes studentëve dhe ligjëruesve po e bën shumë interesant dhe efektiv festivalin “Global UBT FEST 2020”.