Në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, QTT nxit studentët drejt shpikjeve të reja dhe patentimit të tyre (Video)

26/04/2019

Në epokën digjitale, gjetja e një ideje inovative dhe mbrojtja e saj janë sfidat më të mëdha me të cilat përballen inovatorët e rinj.

Në një kohë të tillë, është shumë me rëndësi që shpikjet të mbrohen nëpërmjet ushtrimit të të drejtave mbi pronësinë intelektuale. Ndaj, UBT është institucioni i parë dhe i vetëm  në rajon që ka themeluar Qendrën për Transferimin e Teknologjisë, e cila ndihmon studentët që t’i mbrojnë dhe të përfitojnë prej sh[ikjeve të tyre.

 

Në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, drejtuesja e Qendrës për Transferimin e Teknologjisë në UBT, Drenica Lauka, u bën thirrje studentëve për të punuar sa më shumë në shpikje të reja, por edhe për të patentuar idetë dhe produktet që i kanë.

“Sot më shumë se kurrë është tejet e rëndësishme që të mbrohen krijimet, sepse vetëm nëpërmjet ushtrimit të të drejtave mbi pronësinë intelektuale, nxitet inovacioni dhe krijimtaria.

Studentët e UBT-së kanë bërë zgjedhjen e duhur, pasi laboratorët bashkëkohorë me të cilët është pajisur UBT, u mundësojnë studentëve që hulumtimet, testimet dhe zhvillimet e ideve të tyre të mund t’i realizojnë më së miri në hapësirat moderne të UBT-së”, tha ajo.

 

QTT u ndihmon studentëve në qartësimin dhe zhvillimin e ideve të tyre, realizimin, mbrojtjen dhe promovimin e shpikjeve.

 

Nëse keni një ide për shpikje, ju lutem të drejtoheni në zyrat tona ose shkruani në [email protected], për ta realizuar atë, në mënyrë që produkti apo shërbimi të shkojë në dorën e konsumatorëve dhe të përmirësojë jetën e tyre, si dhe të shoqërisë në tërësi.