Në Ditën Botërore të Mjedisit, UBT shndërron shishet e plastikës në vazo zbukuruese për lule

06/06/2019

Stafi dhe studentët e UBT-së, në Ditën Botërore të Mjedisit, e kanë realizuar një aksion simbolik të grumbullimit të shisheve të plastikës dhe përdorimin e tyre si vazo zbukuruese për lule në rrethojat e Kampusit Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

 

Ky aktivitet është bërë me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për dëmin e përdorimit të shisheve të plastikës, dhe për më tepër, dëmtimin e tokës nga mbeturinat plastike, të cilave u duhen mijëra vite kohë për t’u dekompozuar.

 

Aktiviteti është realizuar nën organizimin e ligjërueses në UBT, Afete Musliu, teksa morën pjesë edhe ligjërueset, Emine Daci, Lorikë Salihu dhe Lumnije Ajdini.

 

Dita Ndërkombëtare e Mjedisit është caktuar 45 vjet më parë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve, si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.