Në ANV-në e Sistemeve të Informacionit ligjëron profesoresha nga Polonia, Anna Soltysik Piorunkiewicz

10/07/2019

Ka vazhduar punimet ANV-ja e Fakultetit Sistemet e Informacionit, ku sot ka ligjëruar profesoresha e Universitetit “Katowice”, në Poloni, Anna Soltysik Piorunkiewicz.

 

Ajo ka prezantuar temën: “Menaxhimi i sistemeve të informacionit”, ku pjesëmarrësve u shpjegoi për aplikimin e sistemeve në industri, madje edhe për përdorimin e veglave softwerike në zhvillim të sistemeve dhe analizës së tyre.

 

Në pjesën e dytë të ligjëratës, ajo foli rreth trendëve të sigurisë kibernetike, sulmeve më të përdorura si dhe këshillat se si duhet të mbrohen organizatat.

 

Profesoresha nga Polonia, Anna Soltysik Piorunkiewicz do të ligjërojë edhe nesër për pjesëmarrësit e ANV-së së Sistemeve të Informacionit, për bizneset digjitale, integrimin e sistemit në ndërmarrje dhe mundësitë që ofrohen nga digjitalizimi i ndërmarrjeve.