Në ANV-në e SHKI-së pjesëmarrësit testojnë njohuritë në kuizin argëtues

26/07/2018

Në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të SHKI-së në UBT, është mbajtur kuizi argëtues për pjesëmarrësit, ku dhjetëra studentë i testuan njohuritë e tyre.

Kuizi përmbante rreth 20 pyetje logjike, derisa më së shumti përgjigje ka qëlluar studenti Kushtrim Cubolli. Me këtë rast ai ka fituar edhe një trajnim falas në UBT, që do ta mbajë në muajin shtator.

Kuizi është zhvilluar online, teksa është monitoruar nga asistentët në UBT, Blerim Zylfiu dhe Lavdim Menxhiqi.