Në ANV-në e SHKI-së ligjërohet për Web App dhe Artificial Intelligence

11/07/2019

Në ANV-në e SHKI-së është mbajtur ligjërata “Full Stack JavaScript Web App”, ligjëruar nga përfaqësuesit e kompanisë “Kutia”, Meriton Reqica dhe Gentrit Halili, njëherësh edhe studentë të UBT-së.

 

Ata kanë diskutuar për veglat dhe teknologjinë që përdorin, si dhe prezantuan detaje rreth aplikacionit që zhvilluan gjatë ligjëratës. Më pas, pjesëmarrësit u ndanë edhe grupe punuese, ku secili grup zhvilloi aktivitetin me projekte të ndara.

 

Akademia e SHKI-së vazhdoi me ligjëratën e ligjërueses në UBT, Krenare Pireva-Nuçi. Ajo foli për konceptet themelore dhe për zgjidhjet që i ofron Artificial Intelligence, gjithnjë duke e demonstruar edhe me shembuj praktik.

 

Tutje, në kuadër të kësaj akademie ka ligjëruar edhe profesori në Universitetin Teknik të Vjenës, i cili gjerësisht ka ligjëruar temën: “Modelling and Simulation”.