Në ANV-në e Psikologjisë trajtohet trauma dhe format e tejkalimit të saj

24/07/2018

Në ANV-në e Psikologjisë po vazhdon të trajtohet tema kryesore “Trauma dhe elementet e Reziliencës të cilat ndihmojnë në ballafaqimin dhe tejkalimin e saj”.

Tema “Trauma” u trajtua nga traumaterapistja dhe drejtoresha e Qendrës Psikosociale për Traumaterapi “Diakonie Kosova”, Xhevahire Balaj, e cila sqaroi se rezilienca si koncept i gjerë përfshin aftësi dhe shkathtësi të ndryshme individuale të personave, për të qenë rezistentë dhe për t’i përballuar vështirësive jetësore.

Para të pranishmëve ajo elaboroi më gjerësisht për shkaktarët që shkaktojnë trauma dhe faktorët mbrojtës të saj. Njëherësh ajo sqaroi edhe rolin dhe fushëveprimin e qendrës që ajo e udhëheqë.

Aktiviteti u përmbyll me një aktivitet interaktiv, që kishte synim të verifikojë anët reziliente të secilit të pranishëm dhe format e tejkalimit të vështirësive të tyre.