Në ANV-në e Ndërtimtarisë zhvillohen vizita studimore

12/07/2019

Nën shoqërimin e profesorit të UBT-së, Driton Kryeziu, dhe asistenteve Blertë Retkoceri e Arbresha Kastrati, pjesëmarrësit e ANV-së së Inxhinierisë së Ndërtimit kanë vizituar kompaninë “Vëllezërit e Bashkuar” në Prizren, kompani e cila është e licencuar për prodhuar gjitha llojet e fraksioneve të agregateve nga shkëmbi i fortë.

 

Ata janë pritur nga drejtori i kompanisë, Sefer Susuri, ku bashkërisht panë nga afër procesin e thyerjes së gurit si material bazë, funksionimin dhe kapacitetet që ofron gurthyesi.

 

Në fund, studentët panë edhe pajisjet moderne që përdoren në gjitha proceset teknologjike të prodhimit dhe panë se si zhvillohen punimet në aspektin praktik.