Në ANV-në e Mekatronikës ligjërohet rreth motorëve elektronikë

19/07/2018

“Funksionimi dhe benefitet e motorëve elektronikë në krahasim me modelet e motorëve”, është tema që u trajtua në ANV-në e Mekatronikëa, e që ngjalli interesim të madh në mesin e pjesëmarrësve, sidomos për faktin që një temë e tillë është jashtë kurrikulës studimore.

Ligjërata u mbajt nga profesori në UBT, Valmir Hoxha , i cili për studentët tregoi nevojat dhe kërkesat e industrisë që ka për llojet e motorëve. 
Ai shpjegoi format e mbrojtjes së ambientit me përdorimin e këtyre motorëve, koston e ulët dhe efiçiencën që buron prej tyre.

Pjesëmarrësit e ANV-së së Mekatronikë nesër do të realizojnë vizitë në qytetin e Prizrenit, për të vazhduar me ciklin e ligjëratave përsëri të hënën.