Në ANV-në e Mekatronikës ligjërohet për Programmable Logic Controllers

10/07/2019

Në ANV-në e Mekatronikës është mbajtur ligjërata me temë: “Programmable Logic Controllers (PLC), ligjëruar nga profesori në UBT, Bertan Karahoda.

 

Ai ka shpjeguar PLC-në, program që kontrollon shumë procese në industri. Profesori Karahoda konkretisht ka folur për pjesën hardwerike dhe softwerike, llojet, elementet dhe implementimin e PLC-së me 4.0.

 

ANV-ja e Mekatronikës do të vazhdojë punimet edhe ditëve në vijim, teksa në fund pjesëmarrësit do të certifikohen dhe marrin ESCT.