Në ANV-në e Mekatronikës ligjërohet për Automjetet Elektrike Autonome

18/07/2018

Pjesëmarrësit nga universitete publike dhe private të vendit, në ANV-në e Mekatronikës morën informacione nga profesori i Universitetit të Pavias në Greqi, dr Peter Groumpos, në lidhje me temën: “Automjetet Elektrike Autonome”.

Ligjërata e profesorit Grompos nisi me një bisedë interaktive me pjesëmarrësit, për të vazhduar me temën kyçe të kësaj dite, e që u fokusua tek njohja më e thellë e veturave elektrike, përparësitë dhe të metat e tyre, gjithnjë duke e shoqëruar teorinë me shembuj konkretë.
Dita u përmbyll me testimin e pjesëmarrëseve lidhur me njohuritë që kishin marrë përgjatë dy orëve.

Pjesëmarrësit e ANV-së nesër do të marrin pjesë në ligjëratën e profesorit Valmir Hoxha, i cili me fillim nga ora 10:00, do të ligjërojë për temën: “A jemi ne makina elektrike?”.