Në ANV-në e Karrierës ligjërohet për letrën motivuese dhe intervistën për punë

23/07/2018

Në ditën e dytë të Akademisë Ndërkombëtare të Qendrës së Karrierës në UBT, ka ligjëruar eksperti i njohur nga Maqedonia, Visar Ademi, i cili u ka shpjeguar pjesëmarrësve konkretisht për shkrimin e letrës motivuese dhe për intervistën në punë.

Ai ka thënë se letra e motivimit shërben si letër e interesit, e cila u dërgohet organeve tek të cilat kandidatët janë të interesuar për të aplikuar për një vend pune ose për edukim të mëtejshëm.

Ademi tregoi se kjo letër shkruhet me fjalë të shkurta që paraqesin motivet dhe interesimin për vendin e punës ose për studime.

Tutje, ai tregoi sfidat me të cilat ballafaqohen kandidatët gjatë intervistave në punë, ku tha se qëndrimi, gjuha verbale, gjuha joverbale dhe veshja, janë elementet kryesore të një interviste të suksesshme.

Në përmbyllje të aktivitetit të Qendrës së Karrierës në kuadër të Akademisë Verore do të zhvillohet panairi i punës, në të cilin do të marrin pjesë një numër i madh i kompani vendore.