Në ANV-në e Inxhinierisë së Energjisë trajtohen tema inovative mbi sistemet e reja të ventilimit

19/07/2018

Profesori Kliton Bylykbashi, i cili tash e disa ditë po ligjëron për pjesëmarrësit e ANV-së së Inxhinierisë së Energjisë, ka trajtuar temat, “Sistemet e gjelbërimit” dhe “Sistemet natyrore të ndriçimit e ventilimit”, si forma të reja dhe që po gjejnë zbatim global.

Ligjërata u fokusua tek mënyrat dhe karakteristikat e sistemeve natyrore të ndriçimit dhe ventilimit, e përcjellë edhe me ilustrime me foto, shembuj konkretë dhe zgjidhje të detyrave, proces gjatë të cilit pjesëmarrësit treguan shkallë të lartë interaktiviteti

ANV-ja e kësaj fushe do të vazhdojë punimet me fillim nga ora 10:00.