Në ANV-në e Inxhinierisë së Energjisë dhe Menaxhment, ligjëron profesori nga Italia, Giuseppe Bonifazi

05/07/2021

Akademia e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë dhe Menaxhmentit, ka diskutuar për temat aktuale që ndërlidhen me menaxhimi dhe burimin e energjisë së ripërtritshme në sistemin SMART elektroenergjetik, ku prof.dr. Vehbi Sofiu ka shtjelluar më shumë rreth këtyre temave, mbi rëndësinë që kanë këto ditë.

 

Në mesin e folësve në këtë dikaster, pjesë e “Global UBT FEST 2021”, ishte edhe profesori nga Sampienza University of Rome në Itali, Giuseppe Bonifazi, i cili foli për riciklimin me cilësi të lartë: inovacionet e procesit dhe strategjitë analitike  të kontrollit për një zhvillim të qëndrueshëm.

 

Ditëve të ardhshme, programi i Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë dhe Menaxhmentit, do të vazhdojë me aktivitete, ku do të ligjërojnë profesorë të ndryshëm me tema të ndryshme, duke ndarë eksperiencat dhe profesionalizmin e tyre.