Në ANV-në e Gjuhëve të Huaja organizohet Movie Night

25/07/2019

Dita e tretë e ANV-së së Gjuhëve të Huaja është zhvilluar në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan, ku është organizuar Movie Night në ambiente të hapura, me ç’rast janë transmetuar gjashtë filma të metrazhit të shkurtër në gjashtë gjuhë të huaja.

Movie Night kishte për qëllim shikimin e filmave në gjuhë të huaja, si metodë e lehtë për të mësuar gjuhën përkatëse.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet u fokusuan dhe dëgjuan me vëmendje shprehjet që janë përdorur në këta filma, më pas, së bashku me tutorët e gjuhëve, diskutuan rreth shqiptimit dhe të folurit që janë përdorur në këto gjuhë.