Në ANV-në e Farmacisë ligjërohet për dozimin e barërave te fëmijët dhe rolin e hepicidinës

23/07/2018

Ka vazhduar punimet Akademia Ndërkombëtare Verore e Farmacisë në UBT, ku edhe po trajtohen tema tëlarmishme e mjaftë interesante të kësaj fushe.

 

Në kuadër të kësaj shkolle ka ligjëruar Agon Hoti, përfaqësuesi i Odës së Farmacistëve të Kosovës, i cili u tregoi studentëve për punën dhe përgjegjësitë të këtij institucioni.

Tutje, ai tha se OFK-së është organizatë e pavarur e cila mbronë dhe prezanton interesat e anëtarëve të saj, siguron standarde të larta të kodit të etikës dhe deontologjisë mjekësore, promovon dhe mbronë veprimtarinë e profesionistëve shëndetësore në institucionet publike e privative, si dhe angazhohet që të zhvillojë kuadro të farmacisë në Kosovë.

Në ligjëratën pasuese ka ligjëruar farmacisti nga Gjermania, Ard Lura, i cili trajtoi temën më titull: “Formulimi i barërave te fëmijët”. Ai u tregoi studentëve përvojat e tij nga Instituti Gjerman për Farmaci dhe Biofarmaci, derisa paraqiti edhe rregulluat farmaceutike për dozim te fëmijëve në Farmakope dhe në rregulloret evropiane (PIP dhe PUMA).

“Roli i hepicidinës te kanceri” ishte tema që e ligjëroi profesori i UBT-së, Driton Vela. Ai përmendi historinë e zbulimit të hepcidinës, karakteristikat kinetike të saj, derisa theksoi se hepticidina edhe pse element përbërës i trupit i zbuluar shumë vonë ka shumë rëndësi për funksionin normal të organizmit të njeriut.