Në ANV-në e Edukimit ligjërohet për metodat dhe arsimin e së ardhmes

06/07/2021

Ka zhvilluar punimet Akademia Ndërkombëtare Verore e Edukimit, në kuadët të “UBT Global Fest 2021” në të cilën morën pjesë ekspertë dhe qindra pjesëmarrës, të interesuar për sfidat, metodat dhe arsimin e së ardhmes.

 

Në hapje të  kësaj akademie, profesoresha Alma Lama mbajti ligjëratë tematike më titull “Teaching and Learning in Digital Era”, teksa për pjesëmarrësit foli për mënyrat e të mësuarit në epokën digjitale dhe ndikimin e madh që ka për edukimin e gjeneratave të reja, ndërkaq profesoresha Fatbardhë Qehaja ka vazhduar diskutimin përmirësimin e performancës së studentëve  në lexim, teksa Arijana Zhubi ka fol lidhur me menaxhimin e sjelljes agresive të studenteve në klasa në shkolla të mesme të ulëta.

 

Dita e dytë e Akademisë Ndërkombëtare Verore të Edukimit filloi me ligjëratën interaktive të ligjërueses Syzane Sllamniku e cila diskutoi gjerësisht rreth mendimi kritik në kujdesin e hershëm të fëmijëve, ndërsa ligjëruesja Afrore Lila për pjesëmarrësit ka folur lidhur me kërkimin e veprimit si metodë praktike e kërkimit për klasa dhe shkolla.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e Edukimit, është përmbyllur me ligjëratën e profesorit Fariz Farizi, rreth mësuesve si udhëheqës në klasë, si dhe mënyrës së organizimit të mësimit me studentët dhe nxënësit.

 

ANV e Edukimit ditëve në vijim do të vazhdojë me ligjërata të tjera me interes  në kuadër të festivalit më të madh të dijës të “UBT Global Fest 2021”.