Në ANV-në e Dizajnit të Integruar ligjëron artistja e njohur Rudina Xhaferi

20/07/2018

Në ANV-në e Dizajnit të Integruar ka ligjëruar sot artistja e njohur kosovare Rudina Xhaferi, e cila ka trajtuar temën më titull: “Rudinizmi”, me ç’rast ajo ndau përvojat e saj në fushën e skenografisë, dizajnit të modës.

Duke folur për rudinizmin, Xhaferi ka thënë se në këtë fushë është shumë e rëndësishme tipografia e modës urbane.

Akademia Ndërkombëtare Verore e Dizajnit të Integruar për disa ditë me rrallë ka mbledhur ligjërues të shumtë e artistja të njohur nga vendi dhe bota. Ata ligjëruan tema shumë në interes të kësaj fushë, teksa sot i mbylli punimet me certifikimin e pjesëmarrësve.