Në ANV-në e Dizajnit të Integruar, dizajneri Mr. Rex tregon për sukseset e tij në modë

24/07/2018

“Biznesi dhe Moda” dhe “Manus Versus Machina”, janë temat të cilat u ligjëruan për studentët e ANV-së së Dizajnit të Integruar.

Veçantia e radhës e kësaj ANV-je ishte ligjërata nga dizajneri i njohur, Mr. Rex, teksa dashuria për punën,ekipi, klienti dhe marketingu, janë elementet të cilat ai i prezantoi tek pjesëmarrësit, si arsyet që e ndihmuan atë në realizimin e suksesit që e ka momentalisht në karrierë.
Pos kësaj ai ndau me studentët shumë përvoja të tij në fushën e modës, andaj edhe interesimi i studentëve rreth biznesit dhe modës ishte i lartë.

Pjesa e dytë e ANV-së vazhdoi me dizajneren Afërdita Statovci, e cila studentëve shfaqi konceptet se si të mendojnë që të krijojnë modën nga gjëra të ndryshme, kryeisisht të përdorura më parë.
Gjatë kësaj ligjërate u shpalosën dhe u diskutuan punimet e studentëve gjatë viteve të studimeve, në Fakultetin e Dizajnit të Integruar.

ANV-ja e Dizajnit të Integruar do të vazhdojë nesër, me fillim nga ora 13:00, me artistin Karllo Mustafa, i cili do të ligjërojë për temën “Jehona e Skulpturës”, si dhe pjesa tjetër do të vazhdojë me dizajneren Afërdita Statovci, që do ta trajtojë temën“Metodat e Dizajnit”.