Në Akademinë e Stomatologjisë ligjërohet për rolin e fotografisë dentare

22/07/2020

Akademia Verore e Fakultetit të Stomatologjisë në UBT, në kuadër të Global UBT Fest 2020, ka vazhduar aktivitetin në mënyrë virtuale me ekspertë të fushës të cilët prezantuan ligjërata tejet interesante.

 

Në ditën e dytë të kësaj akademie ka ligjëruar dr. Shenoll Kacamak, i cili ka shtjelluar temën: “Dental photography”. Ai ka prezantuar metodat më inovative të fotografisë dentare, teksa është përgjigjur edhe në pyetjet e pjesëmarrësve.

 

Tutje, dr. Shenoll Kacamak trajtoi edhe ligjëratën me temë: “The role of photography in aesthetic planning of dental prosthesis”.

 

Teksa, në fund të kësaj dite, ligjëroi edhe Vlora Berisha, e cila prezantoi ligjëratën me temë: “Oral manifestation of Diabetes in prosthodontic patients”.