Në Akademinë e SHKI-së ligjërohet për Inteligjencën Artificiale dhe Komunikimet Wireless

05/08/2020

Akademia Verore e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, ka vazhduar aktivitetin me ligjëratën për Artificial Intelligence, ligjëruar nga profesori Muhamed Retkoceri.

 

Bashkërisht me studentët, profesori Retkoceri mbajti orë laboratorike duke demonstruar algoritme që përdoren në inteligjencën artificiale, teksa ka prezantuar mënyra së si duhet të punohet në këtë industri.

 

Akademia vazhdoi punimet me përfaqësuesen e kompanisë “Manaferra”, Egzona Ismaili, me temë: “Search Engine Optimization”.

 

Ajo ka ndarë përvojën profesionale lidhur me search marketing, teksa ka folur gjerësisht për mënyrat e të kërkuarit në google, ndërkohë foli edhe për SEO. Sipas saj, çdo biznes duhet të rris prezencën online, ndërkohë potencoi se bizneset duhet që përcaktojnë fillimisht qëllimet dhe të shohin arritjen biznesore.

 

Tutje, në këtë akademi profesori, Mehmet Shala prezantoi ligjëratën me temë: “Numerical Simulation of pre-chamber Combustion”.

 

Ai prezantoi simulime numerike të djegies në para-dhomat e motorëve, djegie të brendshme duke përdorur fluido-dinamiken kompjutacionale, duke marrë parasysh konsideratat e dizajnit të paradhomës, përzierja e ajrit me karburantit dhe djegia, të bëra si pjesë e projektit GASON të financuar nga BE.

 

Gjatë aktivitetit të kësaj akademie ligjëroi edhe profesori Amet Shabani, me temë: “Wireless Communication Mobile Systems”.

 

Ai foli gjerësisht për komunikimet wireless, sistemet mobile, foli për mediumet e transmetimi wireless pa kablla. Njëherësh Shabani bëri krahasimet e gjeneratës së katërt apo 4G dhe të pestë apo 5G, konkretisht për ndikimin që kanë këto teknologji në shoqëri.

 

Po ashtu, pjesëmarrësi e akademisë patën rastin të shohin të rejat e IoT ( Internet of things), si e ardhmja e afërt e implementueshme në komunikimet mobile 5G, ndërkohë është diskutuar shtrirja ne frekuenca të këtyre Teknologjive neper vite, si dhe ndryshimet në gjeneratat e telefonisë mobile.