Në Akademinë e Qendrës së Karrierës mbahen sesione informuese për programet e studimit

21/07/2020

Akademia Verore e Qendrës së Karrierës në UBT, ka vazhduar aktivitetin me sesione informuese për fakultete në mënyrë virtuale, teksa në to po marrin pjesë qindra maturantë dhe të rinj, që sivjet synojnë të fillojnë studimet universitare.

 

Sesione informuese janë mbajtur për Fakultetin e Infermierisë, Stomatologjisë, Farmacisë, Anesteziologjisë, Radiologjisë, Shkencave Kompjuterike dhe Sistemet e Informacionit.

 

Në këto sesione informuese të rinjtë po marrin këshilla për orientim në karrierë, njëherësh po prezantohen edhe mundësitë që i ofron institucioni që ata të formohen profesionalisht.

 

Gjithashtu, në sesione po shpalosen programet e studimit, si dhe në përgjithësi kushtet që i ofron UBT, si institucioni më cilësor i arsimit të lartë në Kosovë.

 

Akademia e Qendrës së Karrierës do të vazhdojë punimet me sesionet informuese që do të zhvillohen për Fakultetin Arti dhe Mediat Digjitale, Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment, si dhe për Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT.