Në Akademinë e Ndërtimtarisë ligjërohet për planifikimin resilient në projektim dhe ndërtim

17/07/2020

Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë ka vazhduar aktivitetin e Akademisë Verore, në kaudër të Global UBT Fest 2020, ku me këtë rast tema bosht e kësaj dite ishte “Planifikimi resilient në projektim dhe ndërtim”.

 

Folësit dhanë rekomandime për tejkalimin e problemeve dhe vështirësive në këtë drejtim,  rekomandime që do të shërbejnë në rikthimin e gjenjdes së mëparshme, sfidë me të cilën po përballet sot shoqëria, ambienti dhe profesionistët.

 

Ata konkretisht thanë së sfidën për të pasur planifikim resilient në projektim dhe ndërtim, duhet ta merrë seriozisht Kosovë, njëherësh edhe të angazhohet në këtë aspekt.

 

Profesori në UBT, Binak Beqaj, virtualisht foli për “Ndikimin e konstruksioneve në funksionin dhe arkitekturën e ndërtimeve”, i cili, mes tjerash, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet inxhinierëve dhe arkitektëve që funksioni të ketë ndërlidhje me strukturën.

 

Tutje, profesorët Besa Jagxhiu dhe Ferhat Bejtullahu, në aktivitetin e kësaj akdemie prezantuan temën: “Planifikimi Resilient në projektim dhe planifikim”, të cilët shpjeguan konceptet inovative që përdoren tashmë në projektim dhe planifikim.

 

Ndërkaq, Ramë Hamzaj shtjelloi temën: “Procesi i marrjes së kushteve të ndërtimit, lejes së ndërtimit dhe lejes së përdorimit”, ku foli për detajet e regjistrimit të biznesit, e deri tek marrja e lejes së përdorimi të objektit. Ai prezantoi edhe ligjet direkte dhe indireke që lidhen më procesin e ndërtimit.

 

Në fund, profesori në UBT, Hysen Ahmeti prezantoi temën: “Procesi i marrjes së kushteve të ndërtimit, lejes së ndërtimit dhe lejes së përdorimit”.

Ahmeti theksoi rëndësinë e studimeve gjeomekaive që pastaj mund të kalohen në projektin e themeleve, si dhe dha rekomandime përmës të cilave mund të përmirësohet dhe realizohet sa mirë projektimi i themeleve.

 

Akademia Verore e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, do të përmbyllet me ligjërues që janë ekspertë të fushës, të cilët do të flasin konkretisht për temën: “Problemet strukturore, eventet sizmike dhe cilësinë e betonit”.