Ndjek trajnimin Java Programming, përfito njohuri nga ekspertët më të mirë që ka vendi

09/12/2021

A t’pëlqen programimi?

 

Nëse po, eja në UBT, sepse trajnerët më të mirë të kësaj fushe i gjen në institucionin më të mirë dhe më cilësor në vend!

 

Në kuadër të Qendrës për Shërbime Profesionale dhe Produkte, UBT ofron trajnimin Java Programming, trajnim ky i cili studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë të këtij trajnimi iu ofron njohuri bazike të koncepteve të programimit kompjuterik.

 

Këto njohuri ofrohen duke shfrytëzuar apo përdorur gjuhën programuese Java, teksa pjesëmarrësit do të fitojnë diturinë dhe shkathtësinë e nevojshme për analizimin dhe zgjidhjen e algoritmeve të përshtatshme për këtë gjuhë programuese.

 

Përmes trajnerëve të licencuar ndërkombëtarisht dhe më të mirëve që ka vendi, pjesëmarrësit e këtij trajnimi do të fitojnë kompetenca të larta në këtë gjuhë programuese, duke qenë në gjendje që të analizojnë dhe zgjidhin probleme praktike falë njohurive të fituara nga ky trajnim.

 

Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e këtij trajnimi, këtë mund ta bëjnë duke aplikuar online në linkun: Trajnimi Java Programming.